LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Joao Mario

Prezantohet Joao Mario

Skuadra italiane Inter ka zyrtarizuar më në fund blerjen e madhe të verës, portugezin Joao Mario.

Mesfushori portugez u ble nga Interi për 45 milionë euro dhe ka bërë bujë të madhe ardhja e tij në Serie A.


Presidenti i skuadrës, Erick Thohir i ka uruar mirëseardhje lojtarit duke thënë se ai është një lojtar i klasit të lartë.

14080010_1232436173473186_4694074676833209454_n

“Ne jemi të lumtur që kemi Joao Marion tek Interi. Ai është një lojtar i klasit të lartë dhe e kemi ndjekur prej kohësh. Me blerjen e tij, skuadra jonë do të përforcohet edhe më shumë”, deklaroi Thohir.

Përveç anësorit portugez, Interi ka transferuar edhe sulmuesin brazilian Gabriel Barbosa apo i njohur ndryshe si Gabigol.

14102394_1232436203473183_1893312627471310490_n

Joao Mario pritet të prezantohet sonte para publikut zi kaltër në ndeshjen Inter – Palermo në ‘San Siro’. /Telegrafi/

14089324_1232401413476662_181659920478391959_n