Kosova u pranua në UEFA me 3 maj dhe që nga ajo ditë filluan të qarkullonin zërat se kush nga lojtarët do t’i bashkohet e kush jo Përfaqësueses sonë.
Por ajo që ka bërë bujë të madhe në Kosovë ka qenë lista e Zvicrës ku në të ishin Valon Behrami, Granit Xhaka e Shani Tarashaj, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk u grumbullua për shkak të lëndimit.
Telegrafi ka mësuar se sulmuesi i talentuar Shani Tarashaj dhe ylli nga Gjilani, Xherdan Shaqiri kanë qenë dy futbollistët e vetëm që kanë kërkuar të rikthehen te Kosova por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Sulmuesi nga Prizreni ka shkuar aq larg sa që ka marrë pushim nga klubi për të udhëtuar drejt Zvicrës ku u pajis me pasaportë të Kosovës.
Kur ishte duke i bërë gati të gjitha dokumentet, atëherë për të vije lajmi që FIFA ia pamundëson të luaj për Kosovën dhe kjo e ka lënduar jashtëzakonisht shumë atë.
Sipas një burimi të Telegrafit brenda FFK-së, Tarashaj ishte i gatshëm t’i linte disa reklama që i sjellin qindra mijëra euro në vit për ta bërë ëndrrën tij realitet të luante për Kosovën, por duke lënë edhe një Përfaqësuese të respektueshme si Zvicra e cila bëri shumë që djaloshi i artë nga Prizreni sot të jetë pjesë e ligës më të fortë në botë asaj të Anglisë, por edhe disa gjëra tjera që i dinë vetëm zyrtarët e FFK-së.
Por në fund vendimi i FIFA-s ishte më i fuqishëm se ëndrra e lojtarit i cili do të vazhdoi të luaj për Zvicrën.
“Shaniu kishte dëshirë të madhe të luante për Kosovën, ai ishte në gjendje të bënte çdo gjë për ta bërë ëndrrën realitet dhe këtë e dinë më mirë edhe FFK dhe trajneri Bunjaku. Por vendimi i FIFA-s ishte që ai nuk mund ta ndërrojë përfaqësuesen e Kosovës pasi ka luajtur ndeshje zyrtare me Zvicrën pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA”, deklaroi për Telegrafin një burim brenda FFK-së.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e saj se përveç Tarashaj i gatshëm ta vishte fanellën e Përfaqësueses së Kosovës ishte edhe Xherdan Shaqiri por në fund ishte e pamundur që ai të luaj shkaku i mos marrjes së lejes nga FIFA.
Vetëm këta dy lojtarë nga Përfaqësuesja e Zvicrës kanë shfaqur interesim për të luajtur, ndërsa Granit Xhaka dhe Valon Behrami nuk kanë kontaktuar fare me FFK dhe trajnerin Bunjaku.
FIFA ia ndaloi dy futbollistëve në fjalë të luanin për Kosovën, pasi ata janë aktivizuar në lojë zyrtare të Zvicrës në Euro 2016 pas pranimit të Kosovës me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA. /Telegrafi/
Telegrafi ka siguruar një foto të Tarashajt kur kishte shkuar të pajiset me pasaportë në konsullatën e Kosovës në Zvicër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës