LAJMI I FUNDIT:

Xhaka me Arsenalin shijojnë fitoren e parë në sezonin e ri (Video)

Xhaka me Arsenalin shijojnë fitoren e parë në sezonin e ri (Video)

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Watfordi.

Djelmoshat e Arsene Wenger kanë shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Watfordin e Walter Mazzarrit.


‘Topçinjtë’ e nisen furishëm takimin dhe u pa që vetëm fitorja është në mendjen e tyre.

Ishte minuta e nëntë e takimit, kur Alexis Sanchez u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, të cilën e konvertoi në gol spanjolli Santi Cazorla.

notat arsenal

Deri në fund të pjesës së parë, Arsenali shënoi edhe dy gola, si për t’i dhënë vulë fitores së parë.

Së pari ishte sulmuesi Alexis Sanchez, i cili shënoi gol në minutën e 40-të, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë ishte edhe Mesut Ozil që u shënua në listën e golashënuesve.

Në pjesën e dytë, Arsenali luajti më qetë dhe stabil, pasi dëshironte t’i ruante forcat për ndeshjet e radhës.

Xhaka iu tregon fansave të Arsenalit se për çfarë ka nevojë
Lexo po ashtu Xhaka iu tregon fansave të Arsenalit se për çfarë ka nevojë

Ndërsa, Watfordi krejt çfarë mundi të bëjë ishte një gol i shënuar nga transferimi i ri i ardhur nga Juventusi, Roberto Pereyra, i cili shënoi në minutën e 57-të.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje, Granit Xhaka luajti për plot 90 minuta, teksa ishte njëri nga më të mirët në fushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori