“Njëherë fitova 2400 euro në një ditë. Zakonisht çmimi varion nga 600 në 900 euro”, thotë Asifi. I ulur në një lulishte pranë xhamisë së Sofjes, ku familje me çanta plastike – të mbushura me rroba – përgatiten të largohen, Asifi përshkruan jetën e tij si trafikant. Asifi është 25 vjeç dhe është nga Afganistani. Vitin e kaluar ai nisi të trafikojë njerëz midis Bullgarisë dhe Serbisë.
Trafikimi i njerëzve në Bullgari është një fenomen i përhershëm, por në verë përfitimet nga biznesi janë shumë më të mëdha. Moti i mirë e lehtëson kalimin e pyllit në kufi me Serbinë.
Kjo është arsyeja që në një kohë kur adoleshentët britanikë dhe turistët rusë fillojnë të mbushin plazhet e Detit të Zi, Asifi shkon në Sofje për të nxjerrë njerëz jashtë Bullgarisë.
“Këtu unë punoj për pesë muaj. Pastaj më duhet të kthehem në Itali, sepse nuk mund të rri më gjatë jashtë Italisë, meqenëse atje po trajtohet kërkesa ime për azil”, i thotë ai DW në një italishte perfekte.
Për të punuar, atë e rekrutuan në Milano. Shefave të tij u duhej dikush që ishte në gjendje të fliste Dari, meqenëse shumica e migrantëve që largohen përmes Bullgarisë aktualisht janë afganë. Ata janë të rrezikuar që të ngecin në një vend, që konsiderohet njëri nga vendet më pak mikpritës në Evropë. Ligjet në lidhje me të drejtat e refugjatëve janë shumë të rrepta dhe migrantët sulmohen pa pushim nga grupime të djathta kundër të huajve.
Megjithatë, itinerari përmes Bullgarisë është edhe më i liri për në Gjermani ose në Francë, ku refugjatët shpresojnë të gjejnë një punë dhe të ndihmojnë pjesën tjetër të familjes që të vijë.
Edhe Asifi ka lënë dikë pas në Afganistan. Babai dhe vëllai i tij bëjnë bëjnë tregti me tekstile. Atë e dërguan të studionte në Britani të Madhe në moshën 14-vjeçare, por shpejt e dëbuan nga shkolla dhe ai nisi të udhëtojë ilegalisht nëpër Evropë, në sajë të shokëve që takoi në Sicili dhe pastaj në Milano.
“Për një periudhë kohe jetova në Rusi. Një ditë piva shumë dhe u zura me dikë e pas kësaj përfundova në burg, ku kalova gjashtë muaj”, tha ai.
Asifi rrotullon vështrimin, kolegët e tij e shohin që nga ana tjetër e parkut, komunikojnë me të vetëm me sy dhe me shenja gati të padallueshme. Nganjëherë, njëri prej tyre i afrohet dhe i thotë se çfarë duhet të bëjë. Parku është një zyrë e hapur: këtu trafikantët mbledhin njerëz që do të largohen natën për në Serbi. Kur vjen koha, ata i hipin taksisë. Një shofer bullgar i sjell pranë kufirit me Serbinë, pas kësaj, rrugën e tregon GPS.
Autoritetet bullgare dhe policia e kufirit e dinë mirë se çfarë ndodh. Asifi dhe kolegët e tij janë vetëm disa prej shumë grupeve që veprojnë në Sofie.
“Ne kemi klientët tanë, ata kanë të tyret, ne nuk luftojmë për njerëz. Migrantët në Turqi e kanë numrin tim”, shpjegon Asifi i cili nuk tregon asgjë për shefat e tij, por thotë se aktualisht janë në Afganistan dhe në Turqi.
Pagesën migrantët e bëjnë sapo arrijnë në vendin tjetër dhe kështu me radhë, derisa arrijnë në Gjermani, Itali, Austri ose në Francë, në destinacionet kryesore për azilkërkuesit afganë. Asifi tregon me gisht drejt qiellit: “Ishallah i arrijnë ato vende!”
Në raportin vjetor për vitin 2015 të Amnesty International thuhet se “NGO informojnë se njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, kur përpiqen të hyjnë në Bullgari përmes pikave të kalimit të kufirit, refuzohen.” Si pasojë, alternativa e vetme për migrantët është që t’u besojnë trafikantëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë