LAJMI I FUNDIT:

PDK: Vandalistët e Vetëvendosjes tentuan të kërcënojnë familjen e Kadri Veselit

PDK: Vandalistët e Vetëvendosjes tentuan të kërcënojnë familjen e Kadri Veselit

Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dënuar ashpër, sipas tyre sjelljet vandaliste të Lëvizjes Vetëvendosje e cila përmes aktivistëve të saj ka bërë përpjekje që të kërcënojë familjen dhe të dhunojë pronën private të familjes së liderit të PDK-së, Kadri Veseli, në Mitrovicë.

“Partia Demokratike e Kosovës, mirëpret çdo lloj shprehje të pakënaqësisë apo protestave, të garantuara me ligje e Kushtetutë, mirëpo dënon ashpër çdo përpjekje që përmes dhunës dhe kërcënimeve të bëhen përpjekje për realizimin e qëllimeve politike.
Familja dhe prona në traditën tonë gjithmonë janë konsideruar të shenjta dhe asnjëherë nuk janë cenuar nga politika”, thuhet në njoftim.

PDK më tej përmes njoftimit ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë që mos të lejojnë asnjë sjellje vandaliste, ndërsa i ka ftuarn qytetarët e Kosovës që të kenë besim tek institucionet e Republikës së Kosovës, të ruajnë gjakftohësinë dhe mos të provokohen nga sjelljet e dhunshme nga kushdo që dëshiron ta shpërbëjë Republikën e Kosovës e cila ka arritur këtu falë punës dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të qytetarëve tanë dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori