LAJMI I FUNDIT:

Hapet ekspozita për ditëlindjen e 106-të të Nënës Terezë

Hapet ekspozita për ditëlindjen e 106-të të Nënës Terezë

Është hapur ekspozita për nder të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, në katedralen që mban edhe emrin e saj.

Don Lush Gjergji që ishte edhe nikoqir i kësaj ngjarje,  mirëpriti kryeministrin e Kosovës , Isa Mustafa në katedrale, ku  në hapjen e kësaj ekspozite tha se Nëna Terezë mundohej t’i mësoj njerëzit të jetojnë në paqe.

“Nëna Terezë ka dashur që me veprat e veta dhe me zemrën e mirë t’i mësoj njerëzit që të jetojnë në paqe me të varfrit, në paqe me të fortit dhe në paqe me të gjithë njerëzit, nëpërmjet qëllimit dhe nëpërmjet dashurisë…ne jemi në katedralen e saj për të hapur ekspozitën që e kemi organizuar në bashkëpunim me ‘Infinity Art’…unë i falënderoj me kënaqësi të rinjtë edhe të rejat e këtij grupi e zbërthejnë bukurinë e shpirtit të vet”, tha Gjergji.


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar këtë aktivitet si të një rëndësie të madhe. Mustafa tha se figura e Nënë Terezës është krenari e kombit shqiptar, duke e quajtur atë një veprimtare të devotshme.

“Për mua dhe për ne sot është një nder i veçantë që të jemi sot me ju këtu, në këtë mjedis shumë të rëndësishëm për shqiptarët, për kombin tonë, për një aktivitet tepër të rëndësishëm që i kushtohet shenjtërimit të Nënë Terezës, nënës sonë, një veprimtare e devotshme…ne krenohemi me të, krenohemi edhe me ju dhe me të gjithë artistët tanë për këtë ekspozitë kaq të rëndësishme”, tha Mustafa.

Organizatori i ekspozitës, Marjan Nikolla tha se grupi i artistëve të cilët kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ekspozite, është munduar t’i japë ngjyra kësaj dite, të cilën ai e ka quajtur madhështore.

“Faleminderit që keni ndarë kohë që ta festojmë së bashku këtë ditë madhështore të Nënës Terezë, për të gjithë dua ta theksoj se ne jemi një pjesë e grupit të artistëve që sadopak mundohemi t’i japim ngjyra kësaj dite, është kënaqësi të jemi pjesë e kësaj ekspozite”, është shprehur Nikolla.

Ekspozita do të jetë e hapur për tre ditë nga ora 10:00 deri në 16:00, në të cilën mund të shihen krijimet e  artistëve që i janë kushtuar kësaj dite. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori