Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të enjten ka shkruar lidhur me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi, duke thënë se trimat duhet t’i dalin në krahë vendit, jo ta kërcënojnë atë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministrit në Facebook:
“Miq të nderuar,
Bota po kalon një periudhë të luftërave dhe krizave shumë shqetësuese. Omran Daqneesh, një djalosh katërvjeçar sirian i nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve, këto ditë ishte pamja tragjike e botës së sotme. Janë miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, Libia. Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grushtshteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Nuk janë këto vetëm lajme dhe pamje të rënda, por janë realiteti në të cilin po jetojmë.
Edhe realiteti ynë për një kohë të gjatë, për fat të keq, zë lajmet botërore me gazin lotsjellës në Sallën e Parlamentit, me sulmet me shishe molotovi dhe gurë në ndërtesat qeveritare e shtëpi private, me hedhje të bombave në shtëpi private dhe Televizionin publik, me gjuajtje me armë të rënda në ndërtesën e Parlamentit, por edhe me pamjet nga selia e VV e mbushur me maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte tjera të rrezikshme. Të çdoditshme janë kërcënimet e njerëzve nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtetndërtimit të vendit tonë. Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s’mund të shfrytëzojë këto kërcënime.
Nëse jo të tjerët, Kosova ka të freskët kujtesën për shumë e shumë fëmijë tanë, moshatarë të Omranit, për një milion të përzënë nga shtëpitë e tyre. Për shkatërrimet e pronave dhe shtëpive, për dhunimet, masakrimet e popullatës civile.
E kemi të freskët edhe kujtesën për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për të na shpëtuar nga gjenocidi dhe zhbërja. Kosova e ka përjetuar tmerrin e dhunës dhe nuk përkrah dhunën. Kosova ka pasur fatin që në momentet më të vështira i kanë dalë në krah SHBA-të dhe komuniteti ndërkombëtar. Këtë fat nuk do ta kemi përherë. Prandaj, askush nuk ka nevojë të matë patkoin e atij që nuk i bie për këmbe. Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për t’i dalë në krah këtij vendi”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave zotohet t’ua kthej paratë kompanive
Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm – shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në New York
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?