LAJMI I FUNDIT:

Tetë të arrestuar për fajde në Pejë, Deçan e Gjakovë

Tetë të arrestuar për fajde në Pejë, Deçan e Gjakovë

Tetë persona janë arrestuar për fajde gjatë një operacioni policor në 14 lokacione të ndryshme në Pejë, Deçan dhe Gjakovë.

Sipas policisë, personat e involvuar dyshohet se që nga viti 2014 e deri me tani viktimës i kanë dhënë para me Fajde dhe shuma e përfituar dyshohet të jetë rreth katërqind mijë euro.


“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me asistencë edhe të njësive tjera policore në funksion të realizimit të urdhëresës së gjykatës kompetente në Pejë, me datë 24.08.2016, ka realizuar një operacion policor me ç ‘rast janë kontrolluar 14 lokacione të ndryshme në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, ku përfshihen 10 shtëpi, 2 banesa dhe 2 lokale, që gjenden në pronësi të 10 personave të dyshuar në rast, tetë (8) prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerëve iu janë lënë ftesat për paraqitje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar të dyshuarit me inicialet si në vijim: A. G. (1972), A. Gj. (1968), A. K. (1976), XH. C. (1961), I. B. (1960), Sh. B (1974), F. R. (1972) dhe P. R. (1984) .

Gjithashtu, në këtë operacion gjatë bastisjes janë gjetur edhe dëshmi tjera dhe armë si: 2 kallashnikovë, 1 pushkë gjysmëautomatike, 3 revole,1 antiplumb, 1 shufër, 1 sprej dhe municione të ndryshme.

Në lidhje me armët e gjetura Stacionet policore përkatëse kanë hapur raste të cilat janë duke i trajtuar konform procedurave të parapara ligjore.

Përderisa, në lidhje me veprën penale “Fajde” janë konfiskuar para të gatshme ne vlerë 15.700 euro si dhe shënime, fletore dhe kontrata të ndryshme.

Policia është ende në fazën e kompletimit të rastit dhe hetime të zgjeruara janë ende në proces për realizim.

Me vendim të Prokurorit kompetent të arrestuarve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori