LAJMI I FUNDIT:

Shefi u kërkon falje punëtorëve, që pati aferë gjatë një udhëtimi biznesi (Foto)

Shefi u kërkon falje punëtorëve, që pati aferë gjatë një udhëtimi biznesi (Foto)

Antonio Horta Osorio që është udhëheqësi i Lloyds Bank, ka shprehur ‘keqardhje të thellë’ pasi është zbuluar afera e tij, që e ka pasur gjatë një udhëtimi me qëllime biznesi.

Burri i martuar që është baba i tre fëmijëve, ka kaluar kohë në dhomën e hotelit me Dr Wendy Piatt, që është drejtoreshë gjenerale e Roussell Grup, derisa ishte në një konferencë në Singapor, trasnmeton Telegrafi.

Ai është akuzuar se ka shpenzuar afro katër mijë euro brenda natës, madje 640 euro vetëm në spa.


Shefi u kërkon falje punëtorëve qe pati afere gjate nje udhetimi biznesi foto 2

Shefi u kërkon falje punëtorëve qe pati afere gjate nje udhetimi biznesi foto 3

Në një letër drejtuar punonjësve të bankës, 52-vjeçari kërkon falje për ‘publicitetin negativ’ që ia ka krijuar reputacionit të firmës.

“Jeta ime private është një çështje personale, siç është për secilin. Por, unë jam thellësisht i penduar, që kam shkaktuar kaq shumë publicitet të pafavorshëm për reputacionin e grupit”, shkruan në letrën drejtuar 75 mijë punonjësve të Lloyds Bank.

Shefi u kërkon falje punëtorëve qe pati afere gjate nje udhetimi biznesi foto 4

Zyrtarë të bankës me bazë në Londër dhe shumë seli tjera në Angli dhe Wales, kanë thënë se Onsorio nuk e ka thyer asnjë ligj të shkruar, ndërsa shpenzimet i ka mbuluar nga xhirollogaria e tij personale. Nuk bëhet e ditur nëse ai do të ofrojë dorëheqje, por dihet se nuk është duke ia kërkuar askush.

Shefi u kërkon falje punëtorëve qe pati afere gjate nje udhetimi biznesi foto 5

Ndryshe, para pak kohësh ai është parë duke u mbajtur për dore me gruan e tij Ana, teksa merrnin pjesë në një organizim. /Telegrafi/