LAJMI I FUNDIT:

Shënon rritje ekonomia gjermane

Shënon rritje ekonomia gjermane

Ekonomia gjermane shënoi një rritje prej 0,4 për qind në tremujorin e dytë, në saje të tregtisë së jashtme, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave.

“Ekonomia gjermane vijon të shënojë rritje ekonomike me një ritëm pak më të ngadaltë sesa në tremujorin e parë”, thuhet në një deklaratë të Destatis, duke iu referuar të dhënave paraprake dhe të korrigjuara nga ndikimi i ndryshimeve sezonale të publikuara në mesin e muajit gusht.


Një ngadalësim i ekonomisë më të madhe evropiane ishte më se i pritshëm në tremujorin e dytë, pas një fillim viti me tendencë rënie, me një rritje ekonomike prej 0.7 për qind të regjistruar në tremujorin e parë.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë befasoi pozitivisht analistët e anketuar nga ofruesit e shërbimeve financiare Factset, që kishin përcaktuar një rritje të produktit të brendshëm bruto (PBB) prej vetëm 0.2 për qind. /Telegrafi/