Nga: Bajram Mjeku
A lajthitemi me togfjalëshin Jugosllavia e Titos?
Shqiptarët që mbijetuan nën Jugosllavinë komuniste, ende janë të lajthitur për mënyrën e qeverisjes mizore ndaj tyre për gjysmë shekulli. Gabojnë edhe studiues të ndryshëm, kur në librat e tyre ende e quajnë “Jugosllavia e Titos”.
Shqiptarët u sunduan nga dy tiranë serbë, Aleksandar Rankoviqi e Sllobodan Millosheviqi, me qeverisje të ndërmjetme nga kroati Josip Broz Tito, pavarësisht që ky i fundit ishte shef i Jugosllavisë komuniste plot 35 vjet.
Nga viti 1945 deri në vitin 1966, shqiptarët u sunduan mizorisht nga ministri i Brendshëm i Federatës jugosllave, Aleksandar Rankoviq. Këtë periudhë, në të cilën u persekutuan rreth 33 mijë shqiptarë dhe 103 prej tyre u mbytën nga torturat, shqiptarët e njohin si ’koha e Rankoviqit’. Nga rënia e tij në Plenumin e Brioneve në korrik të vitit 1966 e deri në maj të vitit 1980, Kosova u qeveris nga Josip Broz Tito. Nga vdekja e Titos deri në vitin 1999, Kosova u sundua nga nacionalkomunistët serbë, të cilët përgatitën terrenin për ardhjen në pushtet të tiranit, Sllobodan Millosheviq.
Nacionalshovinisti Aleksandar Rankoviq, Kosovën e sundoi plot 21 vjet, Josip Broz vetëm 14 dhe tirani Millosheviq sundoi me duar të përgjakura plot 19 vjet.
Një tjetër lajthitje ekziston sa i përket qeverisjes së Titos dhe kinse qasjes progresive ndaj shqiptarëve. Në vitin 1971, në Kosovë 36 për qind e shqiptarëve ishin analfabetë. Në vitet 1974-‘75, në 564 fshatra dhe lagje të qyteteve ku jetonin shqiptarët, nuk kishte shkolla fillore. Ky diskriminim ka ndodhur 30 vjet mbas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë këtyre viteve, nisi aksioni i madh i intelektualëve shqiptarë për ndërtimin e objekteve shkollore dhe hapjen e Universitetit të Prishtinës. Ishte nisma më frytdhënëse për identitetin arsimor e kulturor të shqiptarëve në Kosovë.
Pas dy dekada sundimi, Josip Broz ndjeu rrezikun e rënies nga pushteti. U tund nga makthi përballë nacionalkomunistëve serbë në krye me tiranin Aleksandar Rankoviq. Josip Brozi përmes kuadrove të besueshme të Ushtrisë, komplotoi ato të Policisë dhe organizoi kujdesshëm Plenumin e Brioneve. Pas rënies së Rankoviqit, Josip Broz dhe dy mentorët e tij, slloveni Edvard Kardeli dhe kroati Mirosllav Kërlezha, vlerësuan se një Serbi e dobët politikisht, do të sigurohej vetëm me krijimin e dy autonomive të zgjeruara si pjesë konstituive të Federatës jugosllave – Kosovës dhe Vojvodinës.
Udhëheqja komuniste serbe, as gjatë kësaj periudhe nuk qëndroi duarkryq. E vetëdijshme se përballë Titos i humbte betejat politike, në prapaskenë fuqizoi radhët e Ushtrisë. Kur u shpërbë Jugosllavia në maj të vitit 1991, në Armatën jugosllave nga rreth 76 mijë oficerë aktivë, rreth 56 mijë ishin serbë e malazezë, derisa vetëm rreth 800 oficerë ishin shqiptarë. Ishin oficerët serbë e malazezë, të cilët shkaktuan katër luftëra të përgjakshme gjatë viteve nëntëdhjetë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A