LAJMI I FUNDIT:

LPM e kontestoi para Gjykatës Kushtetuese zgjedhjen partiake të anëtarëve të trupit “ad-hoc”

LPM e kontestoi para Gjykatës Kushtetuese zgjedhjen partiake të anëtarëve të trupit “ad-hoc”

Lëvizja popullore për Maqedoninë, sot deri te Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të zgjedhjes së anëtarëve të trupit “ad-hoc” për mbikëqyrjen e mediave, ka njoftuar Zlate Vojnovski, anëtar i Këshillit ekzekutiv të kësaj partie, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në nenin 8 pika 1 alineja 3 e Kushtetutës, parashihet që vlerë fondamentale e rregullimit kushtetues është sundimi i së drejtës, sipas nenit 9 të Kushtetutës së Maqedonisë ndalohet diskriminimi në të gjitha pikëpamjet, të gjithë qytetarët para ligjit janë të barabartë, sipas nenit 23 të Kushtetutës çdo qytetarë ka të drejtë që të merr pjesë në drejtimin e ndonjë funksioni publik, në nenin 32 pika 2 nga Kushtetuta parashihet që gjithkujt në kushte të barabarta të ketë qasje për vend pune”- thuhet mes tjerash në komunikatën e LPM.

Mes tjerash nga kjo lëvizje shprehen optimist se Gjykata Kushtetuese do ta merr parasysh nismën e tyre si dhe kanë hedhur akuza për partitë maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM, për uzurpim të plotë të institucioneve të vendit, dhe për pengim të sundimit të shtetit ligjor në Maqedoni.


„Me këtë u dëshmua se OBRM-PDUKM dhe LSDM nuk dëshirojnë ndarje të shtetit nga partitë por e duan shtetin për vete, nën kontrollin e tyre“, ka thënë Vojnovski i LPM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori