LAJMI I FUNDIT:

Terry kthehet në kombëtaren angleze

Terry kthehet në kombëtaren angleze

John Terry mund të rikthehet në kombëtaren angleze katër vite pas ndeshjes së tij të fundit me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”.

Lajmin e bujshëm e zbuloi vetë trajneri Sam Allardyce për mediat ishullore, duke i shprehur se kishte ndërmend t’i dërgonte ftesë veteranit të Chelseat, pas problemeve ende të pazgjidhura në qendrën e mbrojtjes së Anglisë, që dolën në pah sidomos gjatë finale të Evropianit.

“Ndoshta Terry është njeriu që mund të na zgjidhë problemet në mbrojtje, por rikthimi varet nga vetë ai”.


“Unë jam ende në procesin e selektimit të futbollistëve për ndeshjet eliminatore të botërorit dhe mund ta përshij në listë.  Do të bisedoj me të nëse do të vendos ta thërras”, ka thënë Allardyce.

John Terry luajti për herë të fundit me Anglinë në shtator të 2012 kundër Moldavisë.

John Terry ka qenë pjesë e Anglisë që nga viti 2002 deri më 2012, periudhë gjatë se cilës ka zhvilluar 78 ndeshje e ka shënuar 6 gola.