LAJMI I FUNDIT:

LDK fton qytetarët në protestë, “që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së”!

LDK fton qytetarët në protestë, “që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së”!

Pas një publikimi të një liste nga Partia Demokratike e Kosovës me 267 emra, ku thuhet se të gjithë ata janë punësuar në Komunën e Prishtinës, vetëm se janë anëtarë të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Degët e LDK-së edhe një herë shprehin shqetësimin e tyre të thellë me keqqeverisjen dhe dështimin e gjithanshëm të Komunës së Prishtinës që të adresojë qoftë edhe një problem të vetëm të qytetarëve, ndërkaq, që në këtë Komunë është arritur “rekord” në kapjen e institucioneve lokale nga VV.

1. VV dhe Shpend Ahmeti kanë kapur totalisht të gjitha dikasteret e Komunës duke i stërmbushur me militantë partiakë, pa asnjë kredencial. Kriter i vetëm për pranimin e tyre në Komunë ka qenë pjesëmarrja në protestat e dhunshme dhe “trimëria” e demonstruar në hedhjen e molotovëve, gurëve dhe mjeteve tjera në drejtim të objekteve të shtetit, policëve dhe shtëpive private. Punësimet ilegale të mbi 250 aktivistëve të VV-së, janë evidentuar edhe në raportet e auditimit në Komunën e Prishtinës.


2. VV dhe Shpend Ahmeti kanë stërmbushur me militantë edhe çerdhet dhe shkollat në Prishtinë, ku nuk pranohet asnjë person pa “vizën” e “partisë mëmë”. Edhe pyetjet në testet pranuese lidhen me VV, në mënyrë që të nxiten kandidatët të thurin elozhe për kryetarin “legjendar” dhe partinë.

3. VV dhe Shpend Ahmeti së fundi kanë kapur edhe Inspeksionin e Komunës së Prishtinës, duke vënë në krye të saj një person më një thes veprash kundër shtetit dhe institucioneve, duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Përmes këtij personi, VV tashmë ka filluar të vërë gjoba joformale nëpër Prishtinë, për të mbushur arkat e partisë.

4. VV dhe Shpend Ahmeti, po ashtu, tentuan më herët që të kapin të gjitha kompanitë publike në Prishtinë. Rasti më eklatant ishte përpjekja për të vënë në krye të një kompanie publike, burrin e deputetes së njohur vetëm për vepra të ulëta në Kuvend. Ky person është po ashtu i famshëm për thirrjet publike për vrasje, hedhje molotovësh mbi policët dhe institucionet e një varg aktesh inkriminuese.

5. Shpend Ahmeti dhe nënkryetari i tij kanë kapur edhe organizatat jo qeveritare, ku i kanë vënë në pozitat drejtuese familjarët më të afërt të tyre (bashkëshortet dhe balldëzkat). Këto organizata tani bëjnë manipulime të përçudshme të raporteve dhe të dhënave zyrtare, në përpjekjen që të lartësojnë figurën e kryetarit “legjendar” të Prishtinës, i cili ka përqindjen më të ulët historike të realizimit të premtimeve në krejt komunat e Kosovës që nga viti 2001.

6. Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu kanë kapur edhe aktivitetet argëtuese dhe rinore që organizohen në Prishtinë. Ai tashmë bën përzgjedhje klienteliste të aktiviteteve që iu jepet leje të organizohen në Prishtinë duke mos përmbushur asnjë kriter organizimi dhe sigurie.

7. Kapja e Komunës së Prishtinës erdhi në shprehje edhe në rastin më tragjik që ka ndodhur në Prishtinë 15 vitet e fundit, ku Komuna e Prishtinës nuk kishte reaguar në kërkesat e banorëve që të merren masa, duke i konsideruar votues të një partie rivale. 8. Kapja e Komunës së Prishtinës është vërtetuar katërçipërisht edhe me rastin dhënies së tenderëve. Raportet e fundit tregojnë përfitimet enorme të VV-së nga kompanitë që përfitojnë nga tenderët publikë si dhe faktet e pamohueshme se Komuna e Prishtinës i ka dhënë tenderë kompanive ku punojnë bashkëshortet e drejtorëve aktual dhe ku më herët kanë punuar vetë të njëjtit drejtorë.

VV dhe Shpend Ahmeti tashmë nuk kanë asnjë fije kredibiliteti dhe të drejte morale që nga selia e partisë që ka për mision “të shenjtë” shkatërrimin e Republikës së Kosovës dhe partneritetin me SHBA-të, të bëjnë thirrje për ç’kapje të shtetit dhe të bëjë thirrje për protesta.

Andaj, Degët e LDK-së i bëjnë thirrje organeve të rendit, që në përputhje ma autorizimet e tyre ligjore dhe kushtetuese, të hetojnë çdo rast që lidhet me keqpërdorim të detyrës në të gjitha nivelet, duke mos kursyer as keqpërdoruesit ekstremistë të VV-së të cilët e kanë shndërruar Komunën e Prishtinës në çerdhe të veprimeve ilegale të mbështjellë me vello ideologjike-patriotike.

LDK në Prishtinë, po ashtu, i bën thirrje qytetarëve që po organizojnë protesta kundër kapjes se shtetit, që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së dhe që marshimin e tyre ta përfundojnë para Komunës së Prishtinës, ku çdo ditë po punësohen në mënyrë joligjore dhjetëra persona me precedentë penalë aktivistë të VV-së, po jepen tenderë për kompani që financojnë veprimtaritë antishtetërore të VV-së, ku ushtrohet dhunë fizike e psikike ndaj zyrtarëve jopolitikë të Komunës me qëllim të detyrimit të dorëheqjes së tyre, ku përgatiten molotovë që më pas hidhet mbi policë e institucione si dhe mekanizma për rrotullimin e makinave zyrtare” (sic.), thuhet në reagimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori