LAJMI I FUNDIT:

Kurti iu bën thirrje aktivistëve gjilanas të organizohen për protestën e 1 shtatorit

Kurti iu bën thirrje aktivistëve gjilanas të organizohen për protestën e 1 shtatorit

Derisa po afrohet dita kur Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore, për të mos lejuar që në seancën e Kuvendit të votohet demarkacioni me Malin e Zi, deputetit i VV, Albin Kurti, në 11 vjetorin e themelimit të partisë së tij në Gjilan, iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal që protesta e 1 shtatorit të jetë sa më masive.

Albin Kurti, në para të pranishmëve në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka shpjeguar për historikun e zhvillimit të partisë që ai i takon.

Veç deputetit Albin Kurti, ka folur edhe kryetarja e Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, Besa Baftiu, e cila ka përmendur  sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër përgjatë këtyre viteve të organizimit.


Ajo foli edhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, me theks të veçantë në muajt e fundit, përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori