LR-PDSH-ja: Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e mbrojtjes është vetëm formal, fiktiv dhe me trajtim joadekuat
Departamenti i mbrojtjes i Lëvizjes për Reforma – PDSH, i udhëhequr nga Taip Jusufi, kolonel në pension, kritikon ashpër zv. ministrin e mbrojtjes, Bekim Maksutin, në lidhje me përfaqësimin e shqiptarëve në këtë ministri, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kritikën e kësaj lëvitje, mes tjerash thuhet:
”Oficerët e ARM-së nuk evidentohen si numra në administratën e Ministrisë së Mbrojtjes, por llogariten pjestarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ne profesionistët ushtarak nuk mund të manipulohemi me numra që ju servon apo na servon Administrata e VMRO-DPMNE-së. Kur të llogaritni përqindjet e shqiptarëve bëni kujdes të dalloni administratën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e RM-së!
Kur flasim për të punësuarit shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes atëherë flasim për administrator shtetëror dhe ato janë rreth 14 %, kurse në ARM përqindjet janë të ulëta dhe trajtimi ndaj tyre është armiqsor dhe nënçmues:
-Nuk na u përgjigje si duhet në parashtrimin e pyetjeve tona që kanë të bëjnë me ARM-në:
-A është e vërtetë se në njësitin special “Ujqit” përqindja e shqiptarëve është 0% ?
-Në bataljonin e “Rejnxherëve” përfaqësimi i shqiptarëve është 0.3% ?
-Në Policinë ushtarake vetëm 10% ?
-Përfaqësimi i Oficerëve shqiptar është më pak se 12 %,
-Civilët shqiptar në kuadër të ARM-së janë rreth 8%?
Ndërsa edhe në Ministrinë e Mbrojtjes në vendet udhëheqëse përfaqësimi është vetëm formal, fiktiv dhe me trajtim joadekuat:
-Nga 15 udhëheqës sektori, vetëm 1 është shqiptar dhe ai është pa kompetenca reale. Pse?
-Në këto 15 sektorë, mezi janë emëruar 3 ndihmës sektori, të cilët janë të kufizuar në punë dhe ju shkilet dinjiteti çdo ditë. Pse?
-Kur jemi te këshilltarët, nga 15 këshilltarë, vetëm 3 janë shqiptar, poashtu formalisht dhe të kufizuar në kompetenca. Pse?
-Në Shtabin e përgjithshëm nga 9 sektorët ekzistues, vetëm 1 udhëhiqet nga shqiptar dhe nuk ka asnjë zavendës. Pse?
Për të drejtuar çështjen në nivel institucional dhe jo ilegal dhe manipulues, ju ftojmë të tregoni urdhërin/vendimin për shkuarjen në Sllupçan me rastin e ditës së dëshmorëve, sepse është jo i klasifikuar. Nëse nuk e keni, atëherë paskësh qenë vizitë klandestine dhe trajtim i turpshëm i dëshmorëve të kombit. Dhe për fund, tregoi opinionit se a është e vërtetë se një oficer shqiptar që ka mbaruar Akademinë ushtarake ,,Mihajlo Apostolski”, është detyruar ta lërë punën si nëntoger, për shkak të nënçmimit dhe mos avansimit, të cilët ka merituar përshkak të kualifikimeve superiore?”/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDokumente, kompjuterë dhe armë - policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë arrestimit të dy të dyshuarve për spiunazh
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve
Spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n serbe, deklarata e Prokurorisë dhe detaje tjera – gjithçka nga arrestimi i dy të dyshuarve në Ferizaj
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB
Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore