LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të në finale, mundet Spanja “e fortë” (Foto)

SHBA-të në finale, mundet Spanja “e fortë” (Foto)

SHBA-të kanë shënuar fitore në gjysmëfinalen e parëtë basketbollit në Lojërat Olimpike, Rio 2016. Amerikanët mposhtën Spanjën me rezultat 82-76 , për të siguruar finalen e Rio 2016.

Dueli ishte i nxehtë nga fillimi, ku Spanjës nuk i shkoi shumë në sulm, por në mbrojtje bëri paraqitje të mira.


Vendimtar ishte Klay Thompson, i cili ishte i sakt nga perimetri, për të çuar epërsinë në 10 pikë në pjesën e parë.

thompson

Megjithatë, Spanja u kthye në vetëm 2 pikë disavantazh falë mbrojtjes së mirë dhe saktësisë në sulm, me DeAndre Jordan që shfaqi një paraqitje shumë të mirë.

Në pjesën e dytë vazhdoi ritmi i njëjtë, ku Spanja nuk dorëzohej as se si dhe herë në katër pikë, e herë në pesë pikë mbante disavantazhin, derisa Thompson dhe Jordan shpërthyen për të çuar në 15 pikë epërsinë e amerikanëve.

thompson 2

Deri në fund Pau Gasol u mundua të udhëheqë djemt e Spanjës drejt një rikthimi, megjithatë kjo nuk ishte e mundur falë gabimeve të shumta në sulm, ani psenë mbrojtje spanjollët shfaqën lojë të mirë, shkruan Telegrafi.

Më i miri i takimit ishte Pau Gasol me 23 pikë dhe tetë kërcime, teksa tek SHBA-të pikë dyshifrore shënuan tri lojtarë.

DeAndre Jordan nuk arriti më shumë se nëntë pikë, por kishte plot 16 kërcime, duke shfaqur herë-herë spektakël të NBA në parket, teksa Thompson me 22, Durant me 14 dhe Irving me 13 pikë ishin prej më të mirëve.

Amerika në finale pret fituesin e duelit Australi – Serbi që zhvillohet nga ora 00:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori