Tetë rregulla për të mbajtur dhe kultivuar një miqësi të re të shëndetshme, argëtuese dhe për të shmangur rrezikun që shoqja e re të bëhet kërcënimi kryesor për stabilitetin tënd psikik
Po e teprojmë dhe po bëjmë pak shaka, por jo shumë. Sepse e dimë që të gjitha miqësitë, janë një arkë pandore, ku gjen pak nga të gjitha dhe ku zhvillohen ndjenja dhe sjellje që nuk kanë asgjë të fisme.
Në fund të fundit mes femrave, ndjenja e rivalitetit nuk shmanget lehtë, ndonjëherë as në miqësitë e vjetra e jo më te të rejat. Flasim për rastet e rralla të vjedhjes së partnerit, por edhe sjellje më pak të rëndësishme që të mërzisin.
Një miqësi e re, gjithsesi, mund të sjellë shumë gjëra të mira, mjafton të dish ta menaxhosh dhe ta mbash në shinat e duhura. Nuk po flasim për miqësi të vërteta dhe të thella që u rezistojnë kohërave.
Ja disa rregulla, për të mundur të menaxhosh një miqësi të re dhe për të shmangur që të kthehet në një barrë, sidomos për të ditur të thuash mjaft kur nuk po funksionon.
1. Kurrë mos ia prezanto të dashurin një shoqeje të re nëse të ka thëndë diçka të tipit: “Sa zili të kam për historinë që ke, e ke fiks siç do e doja unë…” Shmang që ajo të ketë një marrëdhënie si jotja, me ishin tënd.
2. Mos u hap shumë. Mos fol për problemet e tua vetëm sepse keni dalë një mbrëmje bashkë ngaqë të dyja nuk kishit me çfarë të merreshti dhe nuk ju rrihej në shtëpi. Nesër është një ditë e re dhe afërsia e një mbrëmjeje mund të të kthehet në një boomerang në vendin e punës, në shkollë, apo në palestër.
3. Mos ia zbulo pasiguritë e tua. Nëse miqësia nuk do vazhdonte siç do doje, të gjitha ato që ke thënë do regjistrohen dhe katalogohen në trurin e ish-mikeshës potenciale dhe do të përdoren kundër teje. E sigurt…
4. Mos i trego vendet e tua sekrete ku bën blerje. Të gjitha kemi një apo dy vende që të gjithë na i kanë zili, ku gjejmë veshje dhe aksesorë që nuk i ka asnjë nga shoqet tona. Mos bjerë në tundimin për të qenë një shoqe e mirë duke i treguar sekretin tënd të vogël, nëse nuk do që ta shohësh të veshur si ty, me rrezikun që asaj t’i rrinë rrobat më mirë dhe që koleget dhe mikeshat t’jua vënë në dukje. Një detaj krejt vanitoz, por e dimë që disa prej jush e kanë të rëndësishëm.
5. Vendos menjëherë distancat. Ka mikesha që, që nga dita e parë mund të jetojnë në simbiozë, ose të paktën e provojnë. Bëji të kuptojë që kufirin mes jetës publike dhe asaj private e ke të përcaktuar qartë…
6. Mos e fut menjëherë në rrethin e mikeshave të vërteta. Nëse do bëhet një mikeshë e denjë për këtë emër nuk do kishte problem, por ta fusësh një të saponjohur në një rreth të rëndësishëm mikeshash mund të jetë e rrezikshme ndonjëherë. Ajo që ke treguar deri tani kujdes të ruash për veten, mund të rrëzohet në një mbrëmje të këndshme mes mikeshash.
7. Kurrë mos shko me pushime me një mikeshë të re vetëm sepse keni ngelur të dyja vetëm. Ka vajza që kanë vepruar kështu dhe që do kishin dashur të ktheheshin mbrapsht nëse do mundeshin, por udhëtimi ka qenë i parashikuar për dy javë. Ferri.
8. Ji e durueshme dhe e gatshme me mikeshën e re. Pas shumë këshillash që mendojnë anët negative, po e mbyllim me një pozitive. Një miqësi e re është një histori e re, duhet ta njohësh, ta kuptosh. Një miqësi nuk do bëhet kurrë e rëndësishme nëse nuk ekziston vullneti i duhur nga të dyja palët. Kur ta kuptosh që kjo predispozita për të qenë një miqësi e bukur, mund ta ulësh vigjilencën.
Një miqësi e vërtetë është gjëja më e bukur që mund të urohet. Thjesht duhet të jesh e kujdesshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Çfarë e bën atë të çmendet?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'