LAJMI I FUNDIT:

Këto gjëra do ta tradhtojnë: Si ta dalloni një mike të rreme?

Këto gjëra do ta tradhtojnë: Si ta dalloni një mike të rreme?

Nuk është e vështirë të njohësh një person që nuk është mikja jote e vërtetë

Mund të mos jeni në gjendje të dalloni një mike të rreme në shikim të parë, por me kalimin e kohës, çdo person i tillë tregon fytyrën e vërtetë.

Psikologët mendojnë se ka shenja që mund të na tregojnë se jemi të rrethuar nga miq të pasinqertë, transmeton Telegrafi.

Nuk është kurrë aty kur ju nevojitet

Nëse ju duhet një njeri për t’i qarë hallet dhe mikja juaj nuk është aty për ju, kjo është shenja e parë që diçka nuk shkon me një marrëdhënie të tillë, veçanërisht nëse jeni gjithmonë pranë saj, në çdo kohë të ditës ose të natës.

Intuita

Është vërtetuar shumë herë që ekziston intuita, ndaj dëgjoni zërin tuaj të brendshëm nëse ai ju thotë se një mikeje të tillë nuk duhet t’i besohet. Çdo gjë ndodh për një arsye, veçanërisht nëse ju keni vetëm atë ndjenjë ndaj saj.

Ajo nuk e ndan lumturinë me ju

Ashtu siç nuk e ndan pikëllimin me ju, as nuk do ta ndajë lumturinë. Miket e rreme nuk mund të jenë të lumtura me suksesin e të tjerëve. Përkundrazi, shmangia e saj në ndarjen e lumturisë suaj është treguesi kryesor se ajo nuk ju meriton ta keni mike.

Gjithçka rrotullohet rreth saj

Kjo është një nga shenjat që ajo është pak narcisiste dhe ju nuk keni nevojë për njerëz ziliqarë në jetën tuaj, sepse ata janë egoiste, jo të besueshme dhe nuk mund të jenë kurrë mike të vërteta. /Telegrafi/