LAJMI I FUNDIT:

Zgjidh gjethen që të pëlqen dhe zbulo çfarë mikeshe je!

Zgjidh gjethen që të pëlqen dhe zbulo çfarë mikeshe je!

Miqësia është një nga gjendjet emocionale më të rëndësishme mbi të cilën bazohet jeta sociale; është burimi i bashkëpunimeve dhe të mirës së përbashkët. Po ti çfarë mikeshe je? Besnike, altruiste, xheloze apo speciale?

Çfarë është miqësia? Çfarë i lidh miqtë me njëri tjetrin? Shpesh, për fat të keq, abuzohet me termin.


Zbuloje duke zgjedhur një nga gjethet në figurë dhe lexo interpretimin tënd…

1. Mikesha e pranishme

Je gjithnjë e pranishme për mikeshat! Kur nevojitet të japësh ndihmën tënde, të thuash një fjalë mbështetëse, je gjithnjë gati. Për ty, miqësia është vlerë e paçmuar! Motoja jote është që dashuria shkon e vjen por miqtë mbeten, janë të shenjtë. Pra, me pak fjalë, nuk je asnjëherë në gjendje t’i zhgënjesh miqtë!

2. Mikesha që vetëm ankohet

A je në gjendje të kuptosh që vetëm ankohesh?! Sheh vetëm anët negative të gjërave prandaj kujdes sepse për miqtë kjo situatë bëhet e padurueshme. Nëse të durojnë, me siguri që do jenë edhe ata si ty! Sjellja jote është deprimuese dhe mund të fshehë dëshirën që ke për t’u viktimizuar. Mëso mos t’i dramatizosh gjërat!

3. Mikesha ideale

Je energjike dhe përcjell vetëm energji të mira! Di të jesh e kujdesshme dhe nuk i kapërcen asnjëherë kufijtë duke iu lënë miqve hapsirën që u nevojitet për t’u shprehur. Di të reagosh në mënyra të ndryshme, varësisht situatës, duke u përshtatur me të tjerët dhe duke dëgjuar nevojat e tyre. E pranon tjetrin për atë që është dhe je në gjendje të reagosh në mënyrë të ekuilibruar. Përfaqëson mikeshën ideale.

4. Narcizistja

Askush nuk e vë në dyshim inteligjencën tënde por mjaft me përpjekjet për ta treguar në çdo moment superioritetin tënd. Bëhesh e padurueshme dhe njerëzit që ke pranë do të të largohen gjithnjë e më shumë! Përndryshe, do kesh afër vetes vetëm njerëz të dobët e të varur prej teje, këshillon Living. Sjellja jote vetëm sa tregon se ke dyshime në aftësitë e tua dhe fshihesh pas frikërave duke kritikuar të gjithë e gjithçka!

5. Mikesha mbrojtëse

Je gjithmonë aty për mikeshat e tua. Arrin të ruash marrëdhëniet me miqtë e vjetër dhe është gati e pamundur të të humbasësh si njeri! Defekti yt i vetëm është se përpiqesh t’i mbrosh të tjerët më shumë se ç’duhet dhe kjo për ta mund të bëhet situatë mbytëse! Mikeshat e tua nuk janë më çupëlina dhe ti nuk je mamaja e tyre. Mëso ta kontrollosh vëmendjen ndaj tyre dhe mendo më shumë për veten!

6. Mikesha speciale

Je vërtetë mikesha që do donin të gjithë; shembulli i altruizmit, i mirësisë dhe i mirëkuptimit. Me ty nuk është nevoja të flasësh sepse arrin të kuptosh menjëherë pakënaqësitë apo gjendjen jo të mirë të tjetrit. Di të zgjedhësh fjalët e duhura sa herë dikush ka nevojë. Pikat e tua të forta janë besimi dhe sinqeriteti; nuk do ta tradhtoje kurrë një mik, as për gjithë pasuritë e botës! /Telegrafi/