LAJMI I FUNDIT:

Klitschko: Fury, nëse nuk del në ring, shihemi në gjykatë!

Klitschko: Fury, nëse nuk del në ring, shihemi në gjykatë!

Boksieri i famshëm ukrainas me pasaportë gjermane, Wladimir Klitschko e ka paralajmëruar Tyson Furyn se do ta padisë në gjykatë.

Sipas Klitschkos, boksieri britanik po bën gjithçka për ta anuluar meçin me të duke nxjerr pretekste të rrejshme.


Rimeçi i zyrtarizuar i dy boksierëve duhej të mbahej me datë 9 korrik por që Fury e anuloi atë me arsyetimin se ka një lëndim.

Më pas kompania që ka organizuar këtë rimeç ka vendosur që përballja e tyre të ndodhë me datë 29 tetor.

Por edhe në këtë datë nuk është i sigurt ky meç pasi që Fury ka filluar të ankohet përsëri për një lëndim të ri.

“Nëse ne nuk shihemi në sallë, ne do të shihemi në gjykatë. Fury me ekipin e tij janë duke gjetur arsye për ti ikur përballjes”, ka thënë Klitschko.