LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkon largimin nga Lazio

Berisha kërkon largimin nga Lazio

Portieri shqiptar i Lazios, Etrit Berisha mund të largohet nga kjo skuadër.

Sipas lazionews.eu, portieri nuk është i lumtur me situatën që e ka krijuar trajneri Simone Inzaghi dhe kryesia e klubit.

Ai nuk dëshiron që ta bëjë edhe një stinor si rezervistë pasi Federico Marchetti shihet si opsioni i parë ende.


Berisha filloi fazën përgatitore më herët pas Euro 2016 për t’i treguar Inzaghit se sa vlen dhe për tu bërë portieri i parë i skuadrës.

Ai ka një ofertë nga Aston Villa, por Berisha e ka refuzuar këtë gjë edhe pse për të janë ofruar 5 milionë euro. /Telegrafi/