LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga mjeti shpërthyes në afërsi të lumit Ibër

Detaje nga mjeti shpërthyes në afërsi të lumit Ibër

Një mjet shpërthyes është hedhur, pak para mesnatës së të hënës (rreth orës 23.45), në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nga persona tash për tash të panjohur, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë për Radion Evropa e Lira.

Ekipi hetues i Policisë së Kosovës dhe njësia e specializuar e EULEX-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, i tha Radios Evropa e Lirë shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Ai tha se mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të urës në pjesën veriore të qytetit nga ana e majtë e saj.

Ekipet hetuese të policisë kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një bombë dore M-75.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i qarkut i cili e ka karakterizuar rastin si vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Nuk ka të lënduar dhe as dëme material”, tha Bojiq.

Bomba u hodh një ditë pas heqjes së Parkut të Paqes mbi lumin Ibër dhe fillimit të punëve për revitalizimin e saj, sipas një marrëveshjeje të arritur nga palët dialoguese në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori