LAJMI I FUNDIT:

De Biasi flet për largimin e Rashicës

De Biasi flet për largimin e Rashicës

Gianni De Biasi ka folur pas largimit të Milot Rashicës drejt Kosovës, dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit.

Rashica e ka bërë të ditur sot vendimin e tij.

“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit”.


Rashica zgjedh Kosovën, ja çfarë i shkroi De Biasit e Dukës
Lexo po ashtu Rashica zgjedh Kosovën, ja çfarë i shkroi De Biasit e Dukës

“Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Europian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”, u shpreh ndër të tjera tekniku Italian në Supersport.

Gjithashtu ai zbuloi se një tjetër lojtar që do të largohet drejt Kosovës është mesfushori Herolind Shala, një tjetër lojtar që mbeti jashtë evropianit.