LAJMI I FUNDIT:

Këto janë simptomat më të hershme të tensionit të lartë të gjakut të cilat së paku një në pesë njerëz nuk e di që i ka

Këto janë simptomat më të hershme të tensionit të lartë të gjakut të cilat së paku një në pesë njerëz nuk e di që i ka

Tensioni i lartë i gjakut zakonisht nuk shfaq simptoma dhe njerëzit kryesisht nuk shkojnë te mjeku për t’u kontrolluar

Megjithatë, ekzistojnë disa simptoma të cilat mund të jenë tregues të hipertensionit, ndonëse vështirë mund të dallohen, sepse fjala është për dukuritë shumë të shpeshta, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër simptomat më të shpeshta është dhembja e kokës. Pra, nëse keni dhembje koke të tmerrshme dhe të papërballueshme, do të duhej që menjëherë të shkonit te mjeku.


Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë gjakrrjedhje nga hunda. Rreth 17% e njerëzve të cilët kanë probleme me gjakrrjedhjen nga hunda, kanë tension të lartë të gjakut.

Gjithashtu, nëse vazhdimisht jeni të lodhur, por që keni gjumë të rregullt, kjo është edhe njëra ndër simptomat që me siguri keni probleme me tensionin e lartë të gjakut.

Doctor checking blood pressure to patient

Njerëzit të cilët kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut mund të kenë probleme edhe me të parit. Me rritjen e tensionit shikimi bëhet më i turbullt. Madje mund edhe sytë të rrjedhin gjak kur ndodh ngritja e tensionit, sepse kjo çon në pëlcitjen e kapilarëve.

Shenja më e qartë te ngritja e tensionit të gjakut është dhembja në gjoks dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. Kurdo që ndodh ngritja e tensionit të gjakut mund të shfaqen dhembje të ashpra dhe të topitura në pjesën e gjoksit.

Nëse vëreni cilëndo nga këto simptoma, menjëherë shkoni te mjeku!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori