LAJMI I FUNDIT:

Luajti bastore se Xhaka do të ndëshkohet me karton të verdh, ja sa para fitoi (Foto)

Luajti bastore se Xhaka do të ndëshkohet me karton të verdh, ja sa para fitoi (Foto)

Granit Xhaka ka debutuar me humbje në fanellën e Arsenalit.

Mesfushori është paraqitur në fushë që prej minutës së 74-të kundër Liverpoolit, ku Arsenali pësoi humbje me rezultat 3-4.

Por, reprezentuesi iu deshën pak minuta për t’u ndëshkuar me kartonin e verdhë, transmeton Telegrafi.


Kjo i ka sjellur një fansi të futbollit përfitim në të holla pasi kishte vendosur një bast prej pesë funtesh se shqiptari do të ndëshkohet me karton.

E pasi Xhaka morri kartonin e verdhë, bastvënësi fitoi 650 funte. /Telegrafi/

zxaa