LAJMI I FUNDIT:

Kush pikëllohet më shumë për dashurinë e humbur, femrat apo meshkujt?

Kush pikëllohet më shumë për dashurinë e humbur, femrat apo meshkujt?

Jeta dashurore është burimi më i madh i anksiozitetit dhe i ndjenjës së pikëllimit, ka zbuluar një hulumtim i ri, i cili, gjithashtu, tregon që rasti i tillë është diç më e shpeshtë te femrat, sesa te meshkujt.

“Kur flasim për jetën romantike të njerëzve, na duket që çdo njeri në jetën e tij ka marrë ndonjë vendim, për shkak të të cilit më vonë i është thyer zemra”, thotë prof. Nil Roese, nga Universiteti “Kelog” i Ilinoisit, transmeton Telegrafi.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 320 persona të rritur nga territori i tërë SHBA-së të moshës 20 deri 80 vjeç. Të anketuarit kanë bërë listën e gjërave të cilat më së shumti u kanë shkaktuar dhembje në jetë.


Është nxjerrë në pah që te shumica e njerëzve në krye të listës ka qenë jeta dashurore. Apo, thënë më saktë, kjo gjë ishte në vend të parë te 44% e femrave dhe te 19% e meshkujve.

Siç kanë theksuar të anketuarit, pikëllimi më së shpeshti ka qenë i lidhur me lejimin e personit të dashur që të ndahet, humbja e rasteve për të pasur personin e dëshiruar dhe mungesa e iniciativës.

“Sa i përket rastit të humbur, mund të konsiderohet si leksion i cili do t’i detyrojë njerëzit që të punojnë më shumë për të arritur sukses në ardhmen. Pikëllimi në të vërtetë është motivim, ”, porosit prof. Roes.

Mirëpo, kini kujdes të mos i përsërisni vendimet e gabuara. /Telegrafi/