Grubi: Iniciativat për nxjerrjen e shtetit nga kriza i ka nisur BDI-ja
Deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi për televizionin Al Jazeera ka thënë se BDI i ka meritat për marrëveshjen e Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Vlerësoj se marrëveshja Përzhinos 2 nuk është marrëveshje e re por marrëveshje se si do duhet të zbatohet ajo që ishte nënshkruar më 2 qershor dhe 15 korrik. Ligjet nga kjo marrëveshje janë miratuar edhe në Parlament dhe rrjedhimisht nuk do të paraqesin pengesë që të kemi rezultat pozitiv gjatë vlerësimit për përmbushjen e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Besoj se procesi i verifikimit të votuesve fiktiv do realizohet në afatin e caktuar bashkë edhe me formimin e Agjencionit të mediave. Nuk mund të mos jetë proces i suksesshëm pasiqë kushtet janë përmbushur dhe neve na duhen zgjedhje të lira dhe demokratike ndërsa data e vetme e mundëshme për mbajtjen e tyre është 11 dhjetori”, thekson Grubi, njofton Zhurnal.
Grubi më tej flet edhe për procesin dhe konstruktivitetin e BDI-së në këtë proces politik që Maqedonisë i ka marrë më shumë se dy vite kohë, duke thënë se ka qenë pikërisht BDI-ja ajo e cila procesin e ka ecur përpara.
”Sa i përket BDI-së është e vërtetë se kemi qenë më konstruktivët në këtë proces, nëse ju kujtohet është nënshkruar marrveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill por që më pas u vendos të shtyhen, pasi që opozita nuk ishte e gatshme për mbajten e zgjedhjeve, pastaj u vendos për më 5 qershor e gjithashtu opozita pasi e pranoi e nisi të refuzojë. Besoj se e dini që është përfolur një numër i madh si votues fiktiv e në fund dolën se janë vetëm 39.502 mijë, të cilët duhet të registrohen nga fillimi për të konfirmuar të drejtën e tyre elementare të votës. Këtyre 39.502 votuesve ju kontestohet vota nga LSDM-ja opozitare e cila kërkon që medoemos të fshihen dhe të largohdn nga regjistri i votuesve.”
”Ndërsa, iniciativat afirmativa që i kam përmendur deri më tani janë iniciativa nga ana e BDI-së të cilat janë prioritete shtetërore e jo partiake”, sqaron më tej Grubi.
Sipas tij, KSHZ e kishte bërë punën e tyre duke e pastruar listën zgjedhore edhe pse ka qenë një proces shumë i komplikuar, ndërsa komisioni Ad-hoc tashmë është në kompletim e sipër e që sipas Grubit ato kërkojnë vetëm njerëz profesionist në këtë drejtim.
”Ne nuk kemi zgjedhur akoma kandidat për komisionin Ad-hoc, ne duam të emërojmë njerëz profesionist të drejtojnë atë komision por ka ardhur deri aty që në gjitha institucionet të drejtohen nga njerëz profesionist. Rezultati i gjithë kësaj krize doli të jetë vetëm 40 mijë votues fiktiv dhe një komision Ad Hoc që për 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve do të mbikqyr raportimin e mediave, ndërsa zgjedhja e ministrit të brendëshëm limitohet vetëm në mundësinë që të mund të ndryshojë brenda ministrisë vetëm 15 pozicione në hirearki”, përfundon kështu bisedën e tij për Al Jazeera, deputeti Artan Grubi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale