Pos që bart rrezik më të lart nga pika në tru, grupi i rrallë i gjakut AB bart rrezik më të madh të zhvillimit të demencias në moshën e shtyrë të jetës, theksojnë shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Vermont.
Se sa të freskët e keni mendjen në moshën 65 vjeçare mund të jetë totalisht jashtë kontrollit tuaj, por të varet nga grupi i gjakut. Njerëzit me tip gjaku AB, tipit më të rrallë, mund të përballen me një rrezik të lartë të humbjes së kujtesës gjatë jetës, thotë studimi i ri.
Studiuesit i kërkuan më tepër se 1000 njerëzve mbi 45 vjeç të bënin teste konjitive dhe kujtese, p.sh. të mësonin dhe më pas të rikujtonin një listë me 10 fjalë, më pas i morën secilit nga një mostër gjaku.
Pasi i ndoqën pjesëmarrësit për 3.4 vjet, shkencëtarët zbuluan se ata me tip gjaku AB kishin 82% më tepër mundësi për një përkeqësim të kujtesës.
Kjo nuk është hera e parë që grupi i gjakut influencon probleme shëndetësore. Në një studim të bërë në Pakistan, u arrit në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A kanë risk më të lartë për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.
Një tjetër studim tregon se njerëzit me grup A gjaku janë të predispozuar të vuajnë nga kanceri oral, ezofageal dhe i gjëndrave të pështymës, ndërsa ata me grup gjaku B kanë risk më të lartë për kancer në laring.
Por, a duhet të bien pre e panikut individët me tip gjaku AB?
Ende jo. Lidhja e gjetur është shumë e vogël dhe zbulimet duhet të konfirmohen edhe nga studime të tjera.
Gjithsesi duhet të bëni kujdes me stilin e jetesës. Mbani dietë të shëndetshme ushqimore, bëni shtrime fizike, mos pini duhan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë