LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet serioze që i shkakton mbajtja e urinës

Rreziqet serioze që i shkakton mbajtja e urinës

Të gjithë e kemi përjetuar nevojën për të urinuar por nuk kemi qenë në vendin e duhur për ta bërë atë.

Megjithatë, siç duket, mbajtja e urinës mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin – më e dëmshme se ç’kemi imagjinuar, transmeton Telegrafi.


Tani nuk jemi duke ju sugjeruar ta bëni atë në momentin që e ndjeni nevojën – nuk është se shkakton dëme nëse herë pas here e mbani urinën.

Por, nëse vazhdimisht e mbani urinën kur trupi ju thotë ta lironi atë, atëherë ju mund t’i shkaktoni vetes probleme serioze.

Sidoqoftë, cilat janë dëmet që mund t’i shkaktohen trupit nëse e mbani gjatë urinën?

Mund të shpërthejë fshikëza e urinës

Po, kjo është po aq e tmerrshme sa edhe tingëllon.

Megjithëse është shumë e rrallë dhe ka shumë shanse të mos ju ndodh juve, faktikisht fshikëza mund të shpërthejë nëse e mbani tepër urinën.

Kur ajo shpërthen, urina jua mbush abdomenin dhe nevojitet ndërhyrje emergjente kirurgjike për ta rregulluar këtë problem.

Por më shumë ka shanse që fshikëza juaj thjesht të zgjatet ose muskujt të dobësohen dhe kështu t’i lagni pantallonat.

Infeksion…

Çdo kush që ka pasur infeksion në trakt urinar do t’ju tregojë se absolutisht nuk e dëshironi një infeksion të tillë!

Infeksionet në traktin urinar zakonisht ndodhin kur ky trakt infektohet nga ndonjë baktere.

Infeksionet e tilla shkaktojnë dhimbje, djegie, therje gjatë urinimit, nevojë urgjente për të urinuar, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, etj.

Studimet tregojnë se mbajtja e urinës për shumë gjatë mund ta shkaktojë shumëfishimin e bakterit që është përgjegjës për infeksionin.

Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, nuk urinoni pas seksit ose nuk urinoni mjaftueshëm atëherë jeni më të rrezikuar nga infeksionet e tilla.

Gurët në veshka

Me siguri se keni dëgjuar për fenomenin e gurëve në veshka.

Gurët në veshka formohen kur mbetjet në gjak formojnë kristale dhe zhvillohen përgjatë kohës.

Ata janë më të zakonshëm nëse nuk pini mjaftueshëm lëngje ose nëse e mbani urinën shumë shpesh.

Shumica e gurëve në veshkë janë mjaftueshëm të vogël për t’i larguar përmes urinës, por disa duhet të largohen me ndërhyrje kirurgjike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori