Me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes dhe monitorimit të Doganës së Kosovës nga ana e EULEX-it, drejtori i Doganës, Lulëzim Rafuna dhe u.d. i shefit të EULEX-it, mbajtën një konferencë për media ku vlerësuan se mbikëqyrja e Doganës nga misione të huaja në Kosovë prej vitit 1999 përfundon sot.
Megjithatë bashkëpunimi me EULEX-in do të vazhdoi edhe në të ardhmen për menaxhimin e integruar të kufirit.
Rafuna, duke falënderuar misionin e EULEX-it për bashkëpunim, ka falënderuar edhe popullin amerikan që me taksat e tyre janë bërë shumë investime në Doganë.
“Mbikëqyrja klasike që e kemi pasur prej vitit 1999 do të përfundoj, por që do të vazhdoi një partneritet i ngushtë me EULEX-in, një partneritet i sinqertë dhe transparent siç e kemi pasur, ku EULEX do ta ndihmon Doganën e Kosovës në implementimin e konkluzioneve të Brukselit sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit dhe këshillime në nivelin strategjik. Për i këtë i premtova z. Thran që do ta ketë siç e kanë pasur deri sot komunikimin, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, transparent dhe shumë miqësor”, tha Rafuna.
U.d. i shefit të EULEX-it, Bernd Thran tha se ky mision edhe pse nuk ka mandat më në Doganë, do ta atë ndihmojë në këshillime strategjike.
Ai tha se ka pasur të arritura të mëdha në dogana, si për nga të hyrat ashtu edhe për parandalimin e kontrabandës.
“Kemi ardhur këtë të tërheqim vëmendjen karshi zvogëlimit të konsiderueshëm të angazhimit të EULEX-it me doganën e Kosovës, kjo ndodhë për shkak se dogana e Kosovës tani është në rrugë të mbarë të bëhet një shërbim doganor modern dhe efektiv në përputhje me praktikat më të mira bashkimit Evropian. Tani ky shërbim është plotësisht i krahasueshëm me shërbime si motra të vendeve anëtare në BE. Dogana e Kosovës ka treguar një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë gjashtë viteve të kaluara të mandatit të EULEX, ky progres i vazhdueshëm është një dëshmi tjetër që ndihma e BE dhënë nëpërmjet këshilltarëve të EULEX-it ka qenë një investim I mirë dhe I qëlluar”, tha Thran.
Ai theksoi se gjatë viteve të kaluara EULEX ka ofruar këshilla për Doganën e Kosovës, me mbështetje në reformat e jashtëzakonshme të cilat i kanë kryer. Sipas Thran, ekspertët doganor të misionit kanë ofruar këshilla strategjike për nivelin e lartë të menaxhmentit të Doganës në baza të përditshme, po thuajse gjatë gjithë kësaj kohe.
Po ashtu, James Hoop, shef I USAID-it dhe zëvendës-ambasador i ShBA-ve në Prishtinë, tha me këtë rast se 5 milionë dollar është vlera e ndihmës për Doganën e Kosovës nga SHBA-të. Sipas tij, ky partneritet është një e arritur për Doganën, por edhe në sukses që i shkon popullit të Kosovës. Ai tha se SHBA-të janë të përkushtuara ta rrisin këtë bashkëpunim.
“Shtetet e Bashkuara janë të lumtura dhe krenare për mbështetjen dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme që kanë mundur ta ofrojnë jo vetëm për institucionin e Doganës së Kosovës, por edhe për vet vendin gjatë viteve të kaluara. Përmes programit tonë kemi ofruar një ndihmë e cila në vlerë monetare arrin shifrën prej 5 milionë dollarësh, po ashtu kemi organizuar edhe 150 module trajnime. E gjitha kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të cilin e patëm jo vetëm me EULEX-in, por me kolegët tanë nga dogana e Kosovës gjë që ka ndihmuar dhe ka arritur të realizoj qëllimin tonë që ta bëjmë shërbimin doganor një institucion lider në këtë fushë”, theksoi Hope.
Ndryshe, Dogana është themeluar në vitin 1999 deri në vitin 2008 ka qenë nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut, dhe në dhjetor të këtij viti është bartë në kompetenca të Qeverisë së Kosovës, por që është vendosur nën mandatin e EULEX-it për monitorim dhe këshillim, kurse tani me mandatin e ri dogana është institucion i parë që po lirohet nga një mbikëqyrje e tillë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit