LAJMI I FUNDIT:

BESA: Autoritetet dhe partia në pushtet të mbajnë përgjegjësi

BESA: Autoritetet dhe partia në pushtet të mbajnë përgjegjësi

Lëvizja BESA ka reaguar pas përmbytjeve në Shkup dhe rrethinë, duke thënë se nuk është mirë që faji për këto vërshime ti përshkruhet Zotit, dhe se menaxhimi i shiut në tokë është detyrim i njerëzve dhe i autoriteteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo Lëvizje thonë se fakti që disa herë ka pasur paralajmërime se kjo gjë mund të ndodh në atë rajon, është dëshmi e bollshme që Prokurori Publik të ngrejë hetime. Për Lëvizjen BESA është pamje neveritëse, qëndrimi i kryetarit të OBRM-PDUKM për vizitë në Hasanbeg, i shoqëruar nga aktivistët e tij të BDI, të cilët për 10 vite radhazi, kanë votuar buxhete gati 1 miliardësh për projektin “Shkupi 2014”, dhe nuk kanë votuar asnjë buxhet për parandalimin e kësaj katastrofe. Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që në mbledhjen e tyre të parë të ndajë mjete nga anulimi i vendosjes së kafazit të majmunit apo ndonjë kalë në sheshin e Shkupit, dhe ato para të destinohen në rregullimin e plotë të infrastrukturës së vendbanimeve të përmbytura.

“Në aspektin politik, është e pritshme që kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, kryetari i komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, të japin dorëheqje në shenjë të përgjegjësisë politike dhe morale, ngase kanë dështuar me menaxhimin e infrastrukturës përkatëse. Së treti, po ashtu në aspektin politik dhe moral, do të duhej që dorëheqje të japë edhe ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti, sepse ai e mbulon resorin që është përgjegjës për të parandaluar katastrofat e këtilla. Natyrisht, përgjegjësi politike duhet të bartë edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, i cili dhjetëra herë ka mbledhë vota në atë zonë duke premtuar kanalizime dhe ujësjellës dhe kurrë nuk e ka mbajtur atë premtim.”, ka deklaruar Sekretari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori