LAJMI I FUNDIT:

Spalleti flet për shortin e vështirë të Romës

Spalleti flet për shortin e vështirë të Romës

Trajneri italian i Romës, Luciano Spalleti ka folur pas shortit ku skuadra e tij do të ndeshet me Porton.  

Luciano Spalletti ka etiketuar fazën ‘Play-Off’ të Ligës së Kampionëve si më shumë se një kualifikim.


Giallorossët sot kuptuan se ata do të përballen me skuadrën e madhe portugeze, me fituesin që do të marrë vendin e tyre në fazën e grupeve të garës elitare të klubeve evropiane.

Roma tregon çmimin e Paredesit për skuadrat e interesuara
Lexo po ashtu Roma tregon çmimin e Paredesit për skuadrat e interesuara

Në një takim të shkurtër me gazetarët pas shortit të hedhur, trajneri i Romës ka theksuar vlerën e ndeshjes, si në aspektin e financave dhe prestigj.

“Porto? Do të shohim. Megjithatë, për atë që është me vlerë në fushë, kjo është një ndeshje me vlerë më shumë se një kualifikim”, deklaroi Spalleti. /Telegrafi/