LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kauza e opozitës është e krijuar artificialisht

Mustafa: Kauza e opozitës është e krijuar artificialisht

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ‘Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’.

Ky projektligj do të procedohet në Kuvend sipas procedurave të rregullta. Kështu tha kryeministri Isa Mustafa, duke përsëritur se me çështjen e vijat kufitare me Malin e Zi, Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë.

“Dëshiroj që mos të kapërcejmë edhe jashtë debatin e djeshëm, që u zhvilluar lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ka pasur një ballafaqim të argumenteve të Komisionit Shtetëror dhe deputetëve dhe disa specialistëve të cilët kishin ardhur që të shprehin pikëpamjet e tyre lidhur me kufirin dhe me vijën kufitare. Unë konsideroj që ajo që ka punuar Komisioni është vërtetuar se ka qenë çdo gjë në rregull, që i është përmbajtur mandatit që ka pasur… Dhe është vërtetuar se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë me këtë. Po ashtu me këtë që ministri tani e tha, ne i kemi dhënë mundësi që kurdo që vërtetohet ndonjë paqartësi ose ndonjë fakt juridik me të cilin ne mund të themi se ndonjë pëllëmbë e territorit, ose ndonjë pjesë, ka kaluar andej, ekziston mundësia që të kërkohet mirëkuptim me Malin e Zi dhe ta rishqyrtojmë edhe atë çështje“, tha Mustafa.


Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për vendin, pasi nga kjo varen shumë procese të rëndësishme.

“Para së gjithash si argument e themi pasi që është nënshkruar marrëveshja në Vjen na shërbejnë edhe vlerësimet e Komisionit Ndërkombëtar të themeluar nga presidentja e vendit, e cila ka vlerësuar se kufiri është aty ku e ka caktuar Komisioni shtetëror … Prandaj, mendoj se jo vetëm që ne duhet ta procedojmë këtë, por duhet edhe të punojmë me opinionin dhe t’i bindim qytetarët se një vendim i tillë është i drejtë dhe se kauza e opozitës lidhur me këtë është e paqëndrueshme, është artificialisht e krijuar. Nuk ka argumente që një çështje e tillë tani të kthehet ose që të pengohet, sepse na pengohen shumë procese të integrimeve evropiane dhe euroatlantike me këtë”, tha Mustafa.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka arsyetuar projektligjin duke thënë se dispozitat e këtij projektligji mundësojnë që nëse ka fakte të reja, dhe me pajtimin e palëve, mund të ndryshohen dhe plotësohen.

“Ky projektligj ka tri shtylla kryesore të ndërtuara në tre nene. Së pari ratifikohet marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi, të nënshkruar në Vjen me datën 26 gusht të vitit 2015. Neni i dytë ka të bëjë me dispozitat e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar në Vjenë me 26 gusht 2015. Nëse ka fakte të reja ligjore mund të ndryshohen dhe të plotësohen me pëlqimin e palëve . Dispozitat e kësaj marrëveshje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë, të paraparë për miratime. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar. Pjesa e tretë e këtij projektligji e ndërtuar në nenin e tretë , ka të bëjë me pjesët përbërëse të këtij ligji. Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar në Vjenë me datën 26 gusht 21015, është pjesë e këtij projektligji, bashkë me dokumentacionin zyrtarë të Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit shtetërorë në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Lajme
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori