Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania nuk e përkrahin idenë e dërgimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtarë, por ata e mbështesin dialogun mes subjekteve politike parlamentare për këtë çështje.
Ata thonë se tryeza që do të mbahet sot në Kuvend për demarkacionin është shpresëdhënëse drejt një zgjidhje të kësaj dileme sa më shpejtë të jetë e mundur.
Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë për gazetën ‘Zëri’ se e mbështesin dialogun për këtë çështje, që, sipas tyre, do t’i mundësojë Kosovës të vazhdoj tutje për vendimin për demarkacionin.
“Ne shpresojmë se kjo tryezë e rrumbullakët është shpresëdhënëse që do të jetë veprim i dobishëm, drejt një zgjidhje të kësaj dileme sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar Schohn për gazetën, duke shtuar që Kosova duhet të jetë në gjendje që çështjet nacionale t’i zgjidhë përmes dialogut profesional dhe paqësor.
Zyrtarët e Ambasadës Amerikane pranojnë se mungesa e progresit për këtë çështje do ta mbaj larg Kosovën nga integrimet evropiane. “Po ashtu është me rëndësi të theksohet se Mali i Zi është një shtet mik dhe mbështetës për Kosovën. Prandaj, shpresojmë se kjo tryezë do ta mundësoj progresin për këtë çështje shumë shpejtë”, ka deklaruar Schohn.
Ambasada amerikane ka përsëritur se ka pozicion të qartë për çështjen e demarkacionit. “Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shqyrtuar kufirin në dhjetor 2015 dhe një komision ndërkombëtar e ka vlerësuar në shkurt dhe mars të këtij viti. Rezultati i këtyre rishqyrtimeve është i njëjtë me kufirin që e ka përcaktuar komisioni qeveritar, përkatësisht është identik me kufirin që ka ekzistuar midis Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 1974. Ky është kufiri në bazë të cilit Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është kufiri në flamurin e shtetit. Dhe si rezultat nuk shohim ndonjë arsye për Arbitrazh ndërkombëtar”, ka deklaruar zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve për ‘Zërin’.
Ndërsa, ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, i ka deklaruar gazetës ‘Zëri’ se është mbështetëse e debatit që do të zhvillohet sot për demarkacionin, ku, sipas saj, ekspertët do të mund t’i paraqesin faktet e tyre, mbi bazën e së cilave dhe koshiencës së tyre do të mund të vendosin deputetët.
Ajo ka shtuar se zgjidhja e problemeve të Kosovës është përgjegjësi e kosovarëve, prandaj e kishin mbështetur iniciativën e ish-presidentes Atifete Jahjaga e cila kishte ftuar një panel të ekspertëve ndërkombëtar për të dhënën një opinion për këtë çështje, të cilën edhe e kanë bërë.
Ambasadorja gjermane Viets ka pranuar se ka shumë raste gjithandej botës dhe në rajon ku dy vende kur s’kanë mundur të pajtohen për kufijtë e tyre, me ç’rast iu kanë referuar Arbitrazhit ndërkombëtar për zgjidhje. Por, sipas saj, rasti i Kosovës është ndryshe, sepse, siç thotë ajo, ekziston një marrëveshje ndërkombëtare, mes dy qeverive të zgjedhura, të ratifikuar nga njëri shtet, si dhe nga tjetri që pritet ta ratifikoj. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë