Vazhdon paraqitja e votuesve fiktiv në Maqedoni, deri tani shumë pak të paraqitur (Foto/Video)
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që të pastroj listat e votuesve në Maqedoni. Ata kanë publikuar një listë me 39.502 votues e cila përmban identitet të qytetarëve që duhet të verifikohen e pastaj të kalojnë tek lista kryesore e pastaj të votojnë në zgjedhjet që priten të jenë më 11 dhjetor këtë vit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri dje janë paraqitur 595 persona të cilët janë paraqitur në dy mënyra: personalisht në zyrat rajonale të KSHZ-së nëpër qytete dhe bashkësi lokale, dhe në formë elektronike me plotësimin e formularit online.
Nga këto 595 të paraqitur, 142 prej tyre janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 453 qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.
Nënkryetari i KSHZ-së nga radhët e BDI-së Rexhep Prokopuca në një intervistë për Alsat-M, ka thënë se 40 mijë votues kontestohen padrejtësisht dhe kjo bëhet pas insistimit të LSDM-së opozitare.
Këto votues kryesisht janë shqiptarë nga qytete pastër shqiptarë. Mendohet se lista popullohet nga qytetarë shqiptarë që kohëve të fundit nuk kanë votuar si pasojë e mungesës dhe punës së tyre në diasporë.
Së fundmi është publikuar një video e cila hap pas hapi tregon se si duhet të bëhet procesi i aplikimit online për tu larguar nga kjo listë që partitë opozitare shqiptare kanë kërkuar të largohet se synon të fshijë shqiptarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet Qendrës për Studime të Politikave ka filluar fushatën për të informuar shqiptarët se si të verifikojnë veten në lista dhe si të bëjnë largimin nga kjo listë.
Kujtojmë se BDI ishte pjesmarrëse në bisedimet për marrëveshjen Përzhino ku u vendos që të ekzistojë kjo listë./Telegrafi/
Listën mund ta gjeni KËTU
https://www.youtube.com/watch?v=v9MSDP3_neU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti: Rruga Shkup-Bllacë do të bëhet më shpejtë, do të ketë rishikim të projektit aktual
Ligji për Byronë, Sallahu: S’ka shanse për ndikime politike, i kemi bërë ndryshimet e duhura
Në muajin gusht nga pagesa rrugore në Maqedoni janë mbledhur 7.804.840 euro
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit