LAJMI I FUNDIT:

GdS: Menez ka shkëputur kontratën me Milanin

GdS: Menez ka shkëputur kontratën me Milanin

Jeremi Menez është tashmë një ish-futbollist i Milanit.

Sipas GdS, sulmuesi francez ka gjetur marrëveshjen për prishjen e kontratës me Milanin, që zgjaste deri verën e ardhshme.

Gjenerata rebele e Francës (Video)
Lexo po ashtu Gjenerata rebele e Francës (Video)

Sezoni i shkuar ishte zhgënjyes për Menezin, shumë larg sezonit paraardhës, ndërsa këtë verë trajneri Montela e ka nxjerrë jashtë planeve të tij.


Për pasojë, francezi tashmë del i lirë në treg dhe do të firmosë për Bordonë, ndërsa Milani kursen 2.5 milionë eurot e pagës së tij.