LAJMI I FUNDIT:

A ju ka marrë mendja që Fisnik Ismaili ndonjëherë i del krah Berat Buzhalës?

A ju ka marrë mendja që Fisnik Ismaili ndonjëherë i del krah Berat Buzhalës?

Duket e çuditshme, por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar ndaj lajmit që Ambasada e Turqisë ka kërkuar arrestimin e gazetarit Berat Buzhala.

Turqia kërkon arrestimin e Berat Buzhalës
Lexo po ashtu Turqia kërkon arrestimin e Berat Buzhalës

“Për që vjen dita me i dalë krah, s’ma ka marrë mendja kurrë”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook. “Me lyp me e arrestue, veç pse është shprehë lirshëm, nuk ka të drejtë kurrkush. E hiç ma pak dikush që nuk është zot shtëpie këtu, e nuk ka as bazë ligjore”.


Ismaili dhe Buzhala, njihen për debate të ashpra dhe akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë as fyerjet mëdha.

Ndryshe, Buzhala është habitur nga fakti që Qeveria e Turqisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës arrestimin.

“Ato komente kanë qenë satirike. Unë qartazi nuk e dua Ergoganin. Dhe mënyra e vetme për ta shpërfaqur fytyrën e vërtetë të tyre është satira”, ka thënë ai, duke shtuar se habitet se si satira e tij është cilësuar si nxitje për pjesëmarrje në luftërat e huaja, e që është e dënueshme me Ligjin për Pjesëmarrjen në Luftrat e Huaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori