LAJMI I FUNDIT:

Celina cilësohet si yll i së ardhmes nga Liga Premier

Celina cilësohet si yll i së ardhmes nga Liga Premier

Me publikimin e shortit për sezonin e ri të Ligës Premier U-21, faqja zyrtare e ligës angleze i ka kushtuar një artikull të veçantë talentit të Manchester Cityt, kosovarit Bersant Celina.

Celina që ishte top-golashënuesi i Cityt në sezonin e shkuar për Ligën Premier U-21 festoi në fund të sezonit duke zgjatur kontratën edhe për tre vjet.


“Është shumë ndjenjë e mirë, është e mrekullueshme të nënshkruani për një klub që e doni. Isha shumë i lumtur që debutova këtu këtë sezon ndaj Norwichit. Ishte moment që më bëri krenar mua dhe familjen time”, kishte thënë në muajin maj reprezentuesi i Kosovës, kujton faqja zyrtare e Premier Ligës, transmeton koha.net.

Në përzgjedhjen e saj si një nga yjet e ardhshëm të Ligës Premier, tregohet se Celina iu bashkua Cityt në vitin 2012 nga Stromsgodset i Norvegjisë.

Delph ‘ngrit’ në qiell Guardiolan
Lexo po ashtu Delph ‘ngrit’ në qiell Guardiolan

Celina debutoi në ekipin e parë të Cityt si zëvendësues në fitoren 3 me 0 ndaj Norwichit në janar në kuadër të Kupës FA.

Sulmuesi kosovar luajti edhe ndaj Leicesterit në shkurt në Premier Ligë, ndërsa si startues ishte në ndeshjen ndaj Chelseat.

“Celina u rrit në Norvegji, por ka zgjedhur të luajë për shtetin e lindjes, Kosovën. Ai ishte një nga lojtarët më të ri të përfshirë në ekipin zyrtar në mars të 2014-s dhe do të luajë në Kualifikimet për Botëror”, thuhet në fund të artikullit. /Telegrafi/

celina1

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori