LAJMI I FUNDIT:

Delph ‘ngrit’ në qiell Guardiolan

Delph ‘ngrit’ në qiell Guardiolan

Mesfushori anglez ka folur fjalët më të mira për trajnerin spanjoll, Pep Guardiola.

Mesfushori i Manchester Cityt, Fabian Delph gjatë një interviste për BBC, ka deklaruar se më shumë ka mësuar qe tre javë me Pep Guardiolan sesa gjatë gjithë karrierës së tij me trajnerët tjerë.


“Guardiola ishte fantastik që nga dita e parë, ai i dinte emrat e të gjithëve. Mund të them se kam mësuar më shumë në këto tre javë sesa gjatë gjithë karrierës”, ka deklaruar Delph për BBC, transmeton Telegrafi.

Scholes lavdëron Cityn për blerjen e Gundoganit
Lexo po ashtu Scholes lavdëron Cityn për blerjen e Gundoganit

“Ai është profesionist, ne po i zbatojmë me përpikëri urdhrat e tij”.

“Deri më tani çdo gjë po shkon për mrekulli, shpresojmë të arrijmë suksese”, përfundoi mesfushori anglez, i cili sezonin e kaluar u transferua nga Aston Villa. /Telegrafi/