LAJMI I FUNDIT:

Shala takohet me ambasadorin hungarez, bisedojnë për shumë çështje

Shala takohet me ambasadorin hungarez, bisedojnë për shumë çështje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bashkëbisedoi për një varg çështjes të interesit të përbashkët, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në funksion të njohjes së ndërsjellët kulturore, si dhe të bashkëpunimit në fushat e sportit dhe rinisë.

Shala, e falënderoi ambasadorin Markusz për vizitën, dhe u shpreh se institucionet e Kosovës janë të interesuar që bashkëpunimin me Hungarinë ta thellojnë me veprime dhe projekte të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.


Ndërsa ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se Hungaria është e interesuara që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe këtë bashkëpunim ta konkretizojë me nisma dhe projekte të interesit të përbashkët.