LAJMI I FUNDIT:

Votohet Kodi zgjedhor!

Votohet Kodi zgjedhor!

Në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin zgjedhor, por jo edhe ndryshimet e ligjeve tjera të cilët u akorduan në Marrëveshjen e katër partive politike, Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë e ka braktisur debatin për kodin zgjedhor që u zhvillua në Kuvend duke porositur partitë e tjera, veçanërisht partnerët e koalicionit që t’i thirrin kur të merren vesh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne në këtë grup punues në këtë sallë jemi për shkak të garancive të faktorit ndërkombëtarë për zgjedhje fer dhe kredibile. Ju na thatë që jeni marrë vesh, por duket që nuk qenkeni marrë vesh. Kur të merreni vesh na thirrni, ne do të vijmë”, tha koordinatori i PDSH-së, Imer Aliu, pas çka ai dhe dy deputetë të tjerë të PDSH lëshuan mbledhjen e komisionit për sistem politik.

Më herët në Kuvend shpërthyen përplasjet mes OBRM-së dhe BDI-së. Këta të fundit kërkojnë tërheqjen e ndryshimeve të kodit zgjedhor, pasi siç mësohet nuk pajtohen me zgjidhjen e ofruar për 39 mijë votuesit e diasporës.


Me 92 vota për, 3 kundër dhe 1 i përmbajtur u votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor të Maqedonisë.

Por kundërshtime u vërejtën edhe brenda BDI ku të gjithë deputetët votuan kundër ndërsa vetëm Artan Grubi votoi pro propozim-ndryshimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori