Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë vendos që të ftojnë për debat ministrin e Punës , Arban Abrashi, për të raportuar rreth çështjes së ndarjes së pensioneve sociale.
Këta të fundit kanë në dispozicion vetëm një ditë të caktuar nga bankat komerciale . Kjo nga kryetarja e Komisionit , Flora Brovina, po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut. Brovina tha se disa herë komisioni e ka shqyrtuar këtë problematikë, por që ende nuk është gjetur zgjidhja.
Komisioni do të kërkojë që ministri Abrashi t’iu mundësojë pagesën e pensioneve përmes Postës së Kosovës.
Po ashtu Komisioni ka proceduar edhe dy projektligje atë për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, dhe kanë shqyrtuar projektligjin për shërbimin mjekësor emergjent.
Ne kemi biseduar edhe me ministrin për çështjen sociale për mundësinë që pensionistëve dhe pensioneve të gjitha llojeve atyre që nuk kanë mundësi të presin me orë të tëra edhe për shkak se po bëhen kolona të mëdha para shërbimeve bankare në ditë të caktuara . Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut që pensionin mos të mund të marrin atëherë kur dëshiron por në ditën e caktuar. Për këtë arsye kemi kërkuar që shërbimi postar të jetë një ndër mundësitë që të shpërndahen pensionet të të gjitha llojeve , në shtëpi”, tha Brovina.
Ndërsa , anëtari i këtij komisioni, Fikrim Damka, ka thënë se me ndarjen e pensioneve sociale përmes bankave komerciale, buxheti i Kosovës për çdo vit i humb 63 mijë euro.
“Disa herë e kemi diskutuar këtë çështje. Ne si deputetë e kemi marrë letrën prej ndërmarrjes publike, Postës së Kosovës. Ata tregojnë se janë në disfavor Posta e Kosovës të cilët kanë kërkuar që të jenë në tender për të fituar për shpërndarjen e skemave sociale, i cili e ka një shërbim shumë më të ulët se bankat komerciale. Bankat komerciale po i ofrojnë me 1 euro e gjysmë të cilën Ministria për Punë Sociale e paguan për çdo skemë sociale për pagesat. Posta e ka ofruar 1.30 cent . Kjo i bie që Ministria e Mirëqenies Sociale çdo vit kishte fituar një shumë prej 63 mijë eurove në vit”, tha Damka.
Ai po ashtu tha se posta do të ofronte shërbime 7 ditë në javë dhe jo ashtu sikurse i aplikojnë bankat komerciale. Damka ka propozuar që këtë debat ta hapin në Komision bashkë me Ministrinë duke e ftuar ministrin dhe Postën e Kosovës .
“Unë propozoj që ne si Komision të marrim një hap ku kishim me dëgjuar tre psalshin. Këtu është i involvuar edhe Ministria e Financave dhe kjo ministri duhet të jetë në këtë tryezë . Sepse po më duket lidhet me disa çështje edhe me MF-në”, tha Damka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker