LAJMI I FUNDIT:

Ivanov dhe Zaev ngushëllojnë Republikën e Francës

Ivanov dhe Zaev ngushëllojnë Republikën e Francës

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka drejtuar një telegram ngushëllimi, homologut francez, Francois Hollande, me rastin e sulmit në Nicë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit, kryetari Ivanov deklaron se Maqedonia i dënon ashpër sulmet terroriste dhe solidarizohet me Francësn në luftën kundër terrorizmit.

Edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ngushëllon Francën, duke shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave të Nicës. Zaev thotë se është i patjetërsueshëm një bashkim i fuqishëm dhe veprim kundër dhunës dhe urrejtjes dhe kundër terrorizmit./Telegrafi/