LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Ballkani ende përballet me kërcënime

Hoxhaj: Ballkani ende përballet me kërcënime

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, ku ka folur për sfidat rajonale të sigurisë dhe raportet e Ballkanit në këtë dekadë, që sipas tij është e paqartësive dhe kërcënimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ato mund të grupohen nga çështjet e mosonjohjes së Kosovës nga Serbia, kontesti i emrit të Maqedonisë, raportet e vështira ndërmjet etniteteve në Bosnjë, ndikimi rus në Ballkan dhe radikalizmi dhe ekstremizim fetar’, ka shkruar Hoxhaj.


Në konferencë morrën pjesë 49 ambasadorë të Shqipërisë në botë, të cilët pas Konferencës, të shoqëruar nga shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, u takuan me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, por jo edhe me shefin e shtetit, Bujar Nishani. /Telegrafi/