LAJMI I FUNDIT:

Veljko Odalloviq: Nuk e mohojmë se mund të ketë varrezë masive

Veljko Odalloviq: Nuk e mohojmë se mund të ketë varrezë masive

Veljko Odalloviq, kryetar i Komisionit për të Pagjetur të Serbisë,nuk e ka mohuar mundësinë që në afërsi të Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, mund të ketë varrezë masive, me trupa të të pagjeturve që nga koha e luftës.

“Këtu flitet se ka një varrezë potenciale, meriton një verifikim cilësor, sepse ndodhet rreth hapësirave të Kishës Ortodokse”, tha Odalloviq në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Kemi filluar verifikimin e këtyre pikave bashkë me institucionet e Kosovës dhe EUELX-in”.

“Informacioni është i tilla se duhet të verifikohet. Qoftë nëse kjo është në Serbi apo në Kosovë e Metohi. Unë nuk kam marrë kurrfarë verifikimi, por nuk e mohojmë se mund të ketë varrezë këtu”, tha ai.

“Gjithmonë e më pak ka informacione edhe dëshmitar ka shumë më pak. Ne nuk duhet të ndalemi dhe ta ndalin këtë proces. Ka 1700 – 1800 raste që kemi zgjidhur. Numri i personave të zhdukur është mossukses, ne jemi borxhli ndaj familjeve të tyre sepse në duhet të punojmë ta zbardhim fatin e këtyre personave”.

“Në një letër që ia kam dërguar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kam kërkuar që të vizitohet kjo kishë. Nuk kemi diçka të shkruar se në këtë zonë ka pasur ndonjë gërmim. Andaj kërkoj që prej atyre që kanë qenë prezent në Kosovë për siguri të na japin informacione të cilat mund të na hyjnë në punë për të zgjidhur këtë çështje”, tha Odalloviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori