LAJMI I FUNDIT:

Matuidi dëshiron fitore në finale, jo lojë të bukur

Matuidi dëshiron fitore në finale, jo lojë të bukur

Blaise Matuidi ka tentuar që me deklaratën e tij ta heqë presionin nga Franca për finalen kundër Portugalisë që zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Mesfushori i Paris Saint-Germain ka luajtur lojë fjalësh, duke provuar të heq presionin nga bashkëlojtarët e tij, duke u shprehur se në ndeshjen me Portugalinë, gjithçka është e barabartë, pasi Portugalia ka lojtarë fenomenal.


“Do të jetë ndeshje e barabartë, nuk besoj se jemi favorit”, ka deklaruar fillimisht Matuidi.

“Portugalia po shkon në rrugën e duhur, ata kanë lojtarë fenomenal të cilët mund ta vendosin ndeshjen”, vazhdoi mesfushori i PSG-së.

“Në finale, kryesorja është të fitosh e në rend të dytë është loja e bukur”, përfundoi njëri nga më të dalluarit e Francës në Euro 2016. /Telegrafi/