LAJMI I FUNDIT:

​Crotone interesohet për Balotellin

​Crotone interesohet për Balotellin

Skuadra debutuese në Serie A, Crotone është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin italian Mario Balotelli.
Pas një tjetër sezoni zhgënjyes me Milanin, Balotelli është rikthyer nga huazimi te Liverpooli.

Mirëpo, as skuadra angleze nuk e ka ndërmend që ta mbajë sulmuesin në radhët e veta dhe është duke kërkuar ndonjë ekip i cili do ta donte në radhët e veta.Crotone që këtë vit do të debutojë në Serie A, është duke menduar seriozisht që ta huazojë 25-vjeçarin.

Në një intervistë për ‘Gazetta dello Sport’, presidenti i klubit, Rafaelle Vrenna, ka treguar se ka folur me agjentin e ‘Super Marios’, Mino Raiolan.


“I kam telefonuar Raiolas dhe i kam treguar se ne jemi shumë të interesuar për shërbimet e klientit të tij. Mendoj që Crotone është klubi i duhur ku Balotelli do të mund të rikthejë vetëbesimin e tij dhe të shfaqë potencialin e plotë që ka si futbollist”, deklaroi Vrenna.

Për Balotellin është duke u interesuar edhe skuadra tjetër e Serie A, Sampdoria.

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga

"Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur" - ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh

La Liga
Kalo në kategori