LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet në Përzhino kanë shënuar përparim të lehtë

Bisedimet në Përzhino kanë shënuar përparim të lehtë

Partitë politike kanë arritur një përparim të lehtë në bisedimet e sotme me ambasadorët Jess Baily dhe Aivo Orav, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet e ditur nga deklaratat e përfaqësuesve të partive në pushtet, Nikolla Todorov dhe Artan Grubi. Grubi tha se është optimist dhe se shpreson që me qasje konstruktive së shpejti të arrihet një marrëveshje. Ai shtoi se për partinë e tij, është me rëndësi të mos fshihen votuesit me të drejtë vote, vetëm për tu fituar pikë politike.

Ndërkaq, Nikolla Todorov tha se është e panevojshme që 170 mij votues të shënohen në listën zgjedhore me shenjë që tregon se janë jashtë vendit, si edhe fshierja e 30 mij personave nga lista zgjedhore, nëse nuk paraqiten në verifikimin publik. Ai bën të ditur se i kanë pranuar kërkesat e LSDM-së, për të treguar se OBRM-PDUKM-ja i fiton zgjedhjet me projekte dhe besim të qytetarëve.


Todorov gjithashtu u përgjigj se partia e tij nuk do të lejojnë një shtyerje të tretë të zgjedhjeve./Telegrafi/