LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Portugalia – Uellsi

Formacionet zyrtare: Portugalia – Uellsi

Portugalia dhe Uellsi kanë publikuar formacionet zyrtare.

Portugezët dhe uellsianët do të takohen në gjysmëfinale të evropianit të futbollit, Euro 2016.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00 në stadiumin Parc Olympique Lyonnais, transmeton Telegrafi.


Gjersa për uellsin nuk do të paraqiten shkaku i kartonëve Ben Davies dhe Aaron Ramsey, tek portugezët do të mungojnë William Carvalho i suspenduar dhe Pepe i lënduar.

Portugalia: Rui Patricio; Cedric, Fonte, Alves, Guerreiro; Danilo, Joao Mario, Adrien, Renato Sanches; Nani, Cristiano Ronaldo.

Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Collins, Williams, Taylor; King, Ledley, Allen; Robson-Kanu, Bale. /Telegrafi/